Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka folur për kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, Rama meriton të quhet “baba i kombit”, pasi siç tha ai, ka ndryshuar imazhin shqiptarëve.

Gjatë një interviste në Kanal 10, Abazoviç tha se gjatë qeverisjes së Ramës Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Sigurimit, si edhe për herë të parë u mbajt në Tiranë samiti i Procesit të Berlinit, që sipas tij janë gjëra historike për Shqipërinë dhe imazhin e shqiptarëve në botë.

“E meriton me quajt baba i kombit. Për një imazh të mirë të shqiptarëve. Shqipëria ka arrit të jetë në Këshill të Sigurimit të udhëheq mbledhjet ku marrin pjesë shumica e shteteve të botës. Janë gjëra historike për Shqipërinë dhe imazhin e shqiptarëve në botë. E ka sjell Procesin e Berlinit për herë të parë në Tiranë”, tha Abazoviç gjatë një interviste në Kanal 10.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume