Kryeparlamentari Talat Xhaferi që brenda një kohe të shkurtër duhet ta pranojë detyrën e kryeministrit të parë shqiptarë në RMV, Talat Xhaferi ka mbajtur takimin e fundit me gazetarët të cilët ndjekin punën e Kuvendit, raporton indeks.mk

Në këtë takim, Xhaferi foli për të arriturat dhe sfidat në të cilat ka kaluar si kryeparlamentarë por edhe për sukseset e arritura.

Përpos sfidave që e presin në pozitën e kryeministrit dhe përbërjen e kabinetit me të cilin do të punojë, Xhaferi foli edhe për zgjedhjet e ardhëshme dhe faktin nëse ai do të jetë në listën e BDI-së në zgjedhjet e 8 majit.

Sipas Xhaferit, kjo është çështje të cilën do ta vendosin organet partiake.

“Nuk mund të flas për atë gjë, është vendim që do ta marrin organet partiake. Nuk është vendim që varet nga unë”, tha mes tjerash ai.

Kujtojmë, Talat Xhaferi në listën e BDI-së për zgjedhje parlamentare ka qenë gjashtë mandate në dy mandatet e fundit ai ka qenë edhe kryetar parlamenti, pozitë që për herë të parë e morrën shqiptarët vitet e fundit, po në të kaluarën ai ka qenë edhe ministër në disa resore të rëndësishme.