Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka informuar se Lupço Palevskit i është caktuar burgim i përkohshëm në “Institucionin e Mbyllur Ndëshkues – Korrektues Belikesir”-Turqi.

“Në shkresën nga Prokuroria Publike Republikane Belikesir-Turqi, informojnë se personit Lupço Palevski, i cili është arrestuar me urdhër arrest për veprën penale “Vrasje me dashje të fëmijës”, në pajtim me Ligjin 6706, neni 14, me qëllim të sigurimit të ekstradimit të personit në shtetin e cekur (RMV), në përputhje me nenin 16 të Konventës Evropiane për Ekstradimin e Kriminelëve, i është caktuar burgim i përkohshëm në kohëzgjatje prej 40 ditë”, shkruhet në njoftimin e ministrit Lloga.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume