Kryqi i madh në Kodrën e Diellit është aty.Ai po merr formë dhe po zbukurohet gjithnjë e më shumë duke demantuar autoritetet politike dhe përgjegjësit që thonë se ka një vendim për prishje shkruan Tetovasot.

Ndezja e  dritave e bën të duket së largu  kryqin në Kodrën e Diellit dhe e bën poashtu të duket më i madh për nga përmasat.
Ai është bërë imazhi kryesorë i atij vendi.

Aty përmes këtij simboli fetarë janë përzier politika dhe marrëveshjet e fshehta të koalicioneve poashtu të fshehta duke goditur në imazhin e një qendre të vetme që kanë tetovarët por që duket se u rrëshqet nga duart ky vend magjepsës turistik që është bërë arenë e fushatës politike për zgjedhjet që i kemi në prag.

Autoritetet përgjegjëse komunale thanë se ka një vendim për prishje të Kryqit gjigant por më pas heshtet çdo gjë.Kryqi po zbukurohet në këtë fundvit me dritat që i japin shkëlqim ndërsa tensioni është aty bashkë me të vërtetën që po fshihet .Tetovasot

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume