Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë dhe në rrugë me lagështi, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

“Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet mesatar.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga ana e Maqedonisë”, njoftojnë nga LAMM.

Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume