MPB njofton se në orët e para të 1 janarit(2024), ka ndaluar një shtetas të Malit të Zi pasi i njëjti ishte kapur me lëndë narkotike.

“Sot (01.01.2024) në ora 02.40 në objektin hotelierik në Parkun e Qytetit në Shkup, nëpunësit policorë kanë ndaluar S.K. (23) nga Mali i Zi, pasi tek i njëjti është gjetur dhe marrë pluhur i bardhë.
Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume