Agim Jazaj është 51-vjeçari që u plagos me armë zjarri mesditën e së hënës në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi në afërsi të xhamisë “Xhura”, tek zona e njohur si “Oxhaku”.

Ndërsa, autori i dyshuar i plagosjes, mësohet se është Sajmir Xhafa.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia thotë se po vijon krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.

I plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve./abcnews.al

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume