Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se rasti i konfiskimit të një sasie të madhe të lëndëve piroteknike në makinën e nipit të Ali Ahmetit, Drin Ahmeti është proceduar në Prokurori si edhe për çdo qytetar.

“Qëndrimi im është i njëjtë me atë të institucioneve, se bëhet fjalë për kontroll të rregullt në të cilin është identifikuar një person që ka bartur lëndë piroteknike. I gjithë rasti pastaj i dorëzohet Prokurorisë si për çdo qytetar”, tha Kovaçevski në pyetjen e gazetarëve lidhur me spekulimet se politika ka gisht në rastin e Drin Ahmetit, pas prezantimit të investimit të parë të huaj në ZZHTI për vitin 2024.

Më 30 dhjetor në orën 19:50 në rrugën ‘Samuilova’ në Shkup, nëpunës policorë kanë ndaluar automjetin ‘renxh rover’ me targa të Shqipërisë i drejtuar nga D.A. (25) nga fshati Zajaz i Kërçovës. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 749 mjete piroteknike. Personi është dërguar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të ngritët parashtresë përkatëse”, kumtuan nga MPB-ja.
Nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup lidhur me gjetjen e mjeteve piroteknike, kumtuan se do të vendosin pasi të bëhet ekspertiza. Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik.

Numri një i policisë, Oliver Spasovski për mjetet e gjetura piroteknike në makinën e D.A. nga Zajazi në ditën e parë të Vitit të Ri 2024 deklaroi se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme nga aspekti policor dhe se Prokuroria publike duhet të vlerësojë se si do ta procedojë këtë rast.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume