Të premten një person në Gjakovë ka raportuar në Polici se vajza e tij është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur në rrugë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur me 26 dhjetor të vitit 2023, raporton Klan Kosova.

“Gjakovë 26.12.2023 – 17:50. Më 05.01.2024 është paraqitur në stacion policor ankuesi mashkull kosovar dhe i njëjti ka deklaruar se vajza e tij është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur në rrugë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume