Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Karlovc – Rjekë të Kroacisë.

Sipas mediave, një furgon dhe një makinë janë përplasur duke shkaktuar vdekjen e tre personave dhe duke plagosur 13 të tjerë.

Viktimat janë një çift që ndodhej në makinë, ndërsa fëmija i çiftit ka pësuar lëndime të lehta.

Bëhet e ditur se ka ndërruar jetë gjithashtu edhe shoferi i furgonit, ndërsa 11 personat që ndodheshin në furgon janë jashtë rrezikut për jetën. /EuronewsAl

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume