Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ishte pjesëmarrës në hapjen solemne të Poliklinikës në Saraj. Grubi në fjalimin e tij tha se ndërtimi i Poliklinikës së Sarajit është nje premtim i realizuar tashmë, vend i cili do të jetë në shërbim të qyetëtarëve, informon PRESSonline.al

Ndër të tjera Grubi shtoi se është nder që në promovimin e hapësirave të kësaj klinike janë përfaqësues nga tre partite politike, që janë dhe pjesë e Frontit Europian.

“Të dashur nikoqirë, unë nuk do ta zgjas shumë. Jam këtu për të uruar të gjithë qyetarët e Komunës së Sarajit, për realizimin e këtij projekti kaq të rëndësishëm për Komunën tuaj, një premtim tashmë i realizuar. Jam I lumtur që në këtë sihariq jemi të pranishëm përfaqësues të të tre partive participuese në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Kështu bashkë siç jemi në Frontin Europian, ecim bashkë drejt një të ardhme europiane. Urimë qytetarëve! “, deklaroi Grubi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume