Ish deputeti i BDI-së tani kryetar i LD-së Izet Mexhti në një postim të tij të fundit ka kritikuar ashpër liderin e BDI-së, Ali Ahmetin. Ai thotë se lideri i BDI-së Ahmeti është një lider cinik sa i përket debatit të tij të fundit ku tha se Albin Kurti po përzihet për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.
“Me keqardhje, duhet thënë se ca deklarata të kryetarit të BDI-së të dhëna në ditët e fundit duken si periferike, pothuajse irelevante, politikanteske dhe cinike. Por, sa do që kalojnë pa reagime në opinion, dashakeqja që fshehin ato deklarata meriton reagime imediate, të qarta dhe këmbëngulëse” ka shkruar Mexhiti
Mexhti gjithashtu vazhdon më tutje duke theksuar se Historia e Shqiptarëve në Maqdonu nuk ka fulluar me Ali Ahmeti.
“Historia e Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Abaz, nuk ka filluar me ty” shkruan në fund të letrës së tij Mexhiti.
Ja i gjithë teksti i Izet Mexhitit
Abaz, nuk është personale por parimore dhe kombëtare!