Kryediplomati Bujar Osmani ka reaguar kundër zërave antishqiptare, të cilët vjellin vrerë ndaj avancimeve dhe ambasadorëve shqiptarë në diplomaci.

“Histeri e paparë kundër çdo shqiptari që punësohet ose emrohet në pozitë, pa i njohur njerëzit fare. Vetëm ua lexojnë emrat se janë shqiptarë dhe fillojnë vjellin vrer. Kjo fushatë po merr përmasa shqetësuese. Ka ardhur koha me u thënë MJAFT!”, ka shkruar i pari i Diplomacisë Osmani, pas reagimit të Sindikatës diplomatike se ministri Osmani ka emëruar përfaqësues diplomatik shqiptarë pa kritere.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume