Krerët e Lidhjes Europiane për Ndryshim sot kanë takuar z. Edward Joseph nga Shkolla për Studime të Avancuara Ndërkombëtare në “Johns Hopkins University”.

Në këtë takim është diskutuar mbi sfidat dhe perspektivën e Maqedonisë së Veriut, por edhe të rajonit, si dhe kujdesin që duhet treguar aktorët politikë në hedhjen e hapave drejt një të ardhmeje më të sigurt për qytetarët tanë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume