Zv/Kryeministri Artan Grubi dhe Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri sot kanë realizuar një takim pune për shkollën e Sellcës.

“Sot me Jetonin po bëjmë realitet edhe një premtim, po fillojmë ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore “Rilindja” në fshatin Sellcë të Tetovës.

Në fokusin e Qeverisë mbetet investimi në infrastrukturë moderne shkollore në çdo cep të vendit si parakusht për mbarëvajtjen e një procesi cilësor edukativo – arsimor.
Uroj proces të mbarë pune dhe përfundim sa më të shpejtë të këtij projekti infrastrukturor që është i një rëndësie të jashtëzakonshme për banorët e Sellcës” ka shkruar Grubi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume