Gjatë ditës së sotme në prani të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe ministres për Punë dhe Politikë Sociale, Jovana Trençevska dhe sekretari shtetëror Flakran Bexheti u promovua çerdhja e re në kuadër të kopshtit të fëmijëve “Lulishtja”.

Kryetari Taravari rikujtoi se gjatë vitit 2017 ka pasur 400 vende në çerdhet e Gostivarit, ndërsa tani ka 800 fëmijë. Përkatësisht është dyfishuar numri i fëmijëve që marrin përkujdesje në çerdhe.

“Lista e pritjes me hapjen e këtij kapaciteti do të ulet në 150, kurse në fillim të qeverisjes sonë e gjetëm me 350 deri 400. Kënaqësi e veçantë është të shoh kushtet në këtë çerdhe si dhe në të gjitha çerdhet tjera”, u shpreh kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Ndryshe, Komuna e Gostivarit vazhdimisht kujdeset për arsimin parashkollor për shkak se investimi në arsim është investim për të ardhmen.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume