Në autostradën A1, Negotinë- Gradsko, në afërsi të unazës Negotinë, mbrëmë në orën 20 efektivët e policisë kanë privuar nga liria një minoren nga fshatin Studeniçan i Shkupit. Gjatë kontrollit në automjetin motorik “Fiat Stilo” me targa të Shkupit, të cilin po e drejtonte, janë gjetur tetë persona emigrantë nga Siria, prej të cilëve një minoren, kumtoi MPB-ja.

Në orën 20.05 në autostradën A1, në afërsi të lokalitetit “Stobi”, një ekip tjetër i policisë ka arrestuar 30 vjeçarin E.D. dhe 46-vjeçaren E.Sh, që të dy nga Shkupi. Ata dyshohen se me automjet motorik “Folksvagen Golf” me targa të Shkupit, të cilin e ka drejtuar E.D, kanë udhëhequr veturën “Fiat” në të cilin janë transportuar emigrantët.

Personat janë dërguar në stacionin e policisë, ndërsa emigrantët janë dërguar në qendrën transite për procedurë të mëtutjeshme.

Nga MPB-ja njoftuan se pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin, kundër personave do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume