Qeveria teknike, që është e treta në radhë, sipas analistit Xhelal Neziri më nuk është e nevojshme. Kjo sepse sipas tij vendi është anëtar i NATO-s dhe në proces të hapjes së kapitujve të parë për me BE-në.

Neziri shtoi se do të kishte dashur që kjo qeveri të vazhdojë të jetë politike e dalë nga rezultati i zgjedhjeve të fundit. Qeveria teknike, megjithëse pa kompetenca të mëdha, sipas Nezirit, ka simbolikë të fuqishme për arsye se për herë të parë në krye të saj vjen një shqiptar etnik.

“Për herë të parë ndodh që drejtimin e shtetit ta ketë një shqiptar. Besoj se kjo simbolikë tashmë është bërë një senzacion edhe në rajon”, thotë mes tjerash Xhelal Neziri në Klan Debat.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume