Qeveria e re e Talat Xhaferit përpos që do të jetë historike nga pesha se si shqiptarët arritën ti thjenë barierat se në këtë shtet meritojnë hisen e tyre, ajo do të mbahet mend edhe nga numri i ministrave shqiptar, përcjell TS. Në këtë qeveri në krye me Talat Xhaferin janë edhe 9 ministra shqiptar ndërsa 8 janë maqedonas.
Pas fotografisë së përbashkët, kryeministri i ri, Talat Xhaferi tha se sot u përmbush ëndrra për kryeministër i parë shqiptar.