Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malin e Zi në orët e para të mëngjesit të së dielës. Mediat vendase bëjnë me dije se një ish-efektiv policie në gjendje të rënduar psikologjike ka ekzekutuar familjen e tij e më pas veten.Nga të dhënat paraprake dyshohet se motivi i këtij krimi ka qenë gjendja emocionale e autorit pasi nuk përballoi dot vdekjen e djalit.
Ish-efektiv i policisë me inicialet M.D., ka qëlluar bashkëshorten, djalin e tyre dhe më pas veten, në banesën e tyre në Podgoricë, shkruan Vijesti.

“Hetimet në vend janë kryer nga prokurori i shtetit në Prokurorinë e Lartë në Podgoricë me pjesëmarrjen e ekspertëve balistikë dhe oficerëve të Departamentit të Sigurisë në Podgoricë.

Sipas informacioneve të disponueshme, arma e cila është përdorur si mjeti i kryerjes së kësaj vepre ka qenë në posedim privat, teksa në vendngjarje janë gjetur edhe dy armë zjarri.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume