Një 25-vjeçar nga Tetova është arrestuar pasi kërkohej me urdhër gjyqësor për vuajtjen e një dënimi me burg.
Sipas SPB Tetovë, më 24 nëntor 2026, rreth orës 18:10, në rrugën “Krusheva”, është privuar nga liria S.D. (25), i cili ishte në kërkim për vuajtjen e një dënimi prej tre vjet e gjashtë muaj burg për një vepër penale sipas nenit 188, paragrafi 5 të Kodit Penal.
Pas arrestimit, ai është dërguar në Institucionin Ndëshkimor-Përmirësues “Idrizovë”, ku do të vuajë dënimin, raporton Tetovasot.