Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE në Buxhetin për vitin 2027 planifikon mjete të shtuara për pensionet, shëndetësinë, arsimin dhe mbrojtjen sociale. Këtë e theksoi deputetja dhe anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të partisë, Eli Panova, në konferencën e sotme për shtyp.

Sipas Panovës, politika qeveritare është e orientuar drejt nevojave të qytetarëve, ndërsa mjetet publike duhet të përdoren me përgjegjësi, me qëllim përmirësimin e standardit jetësor.

Për pagesën e pensioneve në vitin 2027 janë paraparë 123,8 miliardë denarë, që është 5,6 miliardë denarë më shumë krahasuar me vitin paraprak. Për kompensimet sociale, ndërkaq, janë planifikuar 14,3 miliardë denarë.

Në fushën e shëndetësisë, sipas paralajmërimeve, janë paraparë 58,7 miliardë denarë, përkatësisht 2,8 miliardë denarë më shumë se në vitin 2026. Për pajisje mjekësore janë ndarë 198 milionë denarë, që paraqet një rritje prej gati 54 për qind. Prej tyre, 115 milionë denarë janë dedikuar për furnizimin me automjete mjekësore, ndërsa 65 milionë denarë për projektin e qendrave të reja klinike në Shkup dhe Shtip.

Panova theksoi gjithashtu se Buxheti parasheh më shumë mjete për arsimin. Për arsimin fillor janë planifikuar 2,4 miliardë denarë, që paraqet një rritje prej 20 për qind, ndërsa për arsimin e mesëm janë paraparë 2,5 miliardë denarë, ose mbi 12 për qind më shumë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume