Deputeti PDK-së Ardian Kastrati në një intervistë për GazetaBlic ka deklaruar se nuk kanë kërkuar zgjedhje këtë vit.Kastrati ka kritikuar Qeverinë Kurti për keq-qeverisje, teksa shton se po katandiset Kosova.

Zgjedhjet parakohëshme nuk kemi kërkuar këtë vit, por kemi kërkuar një konsistencë gjatë këtij mandati. Qeveria ka vërtetuar se me keq qeverisjen e saj, me pa aftësinë e saj për të menagjuar dhe projektet më të vogla po e katandisë Kosovën në një mjërim total, kështu që në zgjedhje duhet të shkohet sepse nga kjo qeveri vendi po kthehet si i pa jetesë“, tha ai

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume