“Maqedonia e Veriut me kryeministër shqiptar”, është tema që po diskutohet në “Pressing” të T7, pasi Talat Xhaferi është emëruar kryeministër i Maqedonisë së Veriut, të dielën e 28 janarit.

Për emërimin e tij Xhaferi ka marrë urim edhe nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Por Kurti kritikohet në Kosovë për ndërhyrjen e tij në Maqedoninë e Veriut.

Për gazetarin Valon Syla, Kurti asnjëherë nuk e ka lexuar mirë situatën në Maqedoninë e Veriut.

“Albin Kurti absolutisht nuk e ka lexu kurrë situatën në Maqedoni, është shku me i bë opozitë, me prish punë në një vend te shqiptarët kur kanë qenë gati partitë shqiptare me u ba bashkë edhe me qit një shqiptar tjetër të UÇK-së në krye të Maqedonisë, ky vonë e ka marrë vesh çfarë po ndodh dhe tërhiqet me presion ndërkombëtar”, ka thënë Syla.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume