Një 47-vjeçar nga Radovishi është privuar nga liria pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur.

Sipas informacioneve të SPB Strumicë, ngjarja ka ndodhur më 30 shtator rreth orës 01:30 në shtëpinë familjare në Radovish, ku S.D. (47) dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 36-vjeçare dhe vajzën e tyre të mitur.

Personi është ndaluar në Stacionin Policor Radovish, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume