Një këmbësor ka marrë lëndime të rënda trupore pas një aksidenti në komunikacion në qytetin e Velesit.

Sipas SPB Veles, aksidenti ka ndodhur më 29 shtator rreth orës 10:45 në kryqëzimin e rrugëve “Kiro Këçuk”, “Beogradska” dhe “Vasil Glavinov”.

Automjeti transportues Ford, i drejtuar nga P.S. (69) nga Velesi, ka goditur S.N. (65), i cili është dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit.

Policia ka kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume