Përfundon pa marrëveshje takimi mes opzitës shqiptare “LEN-it” dhe kreut të ASH-së Arben Taravarit në Prishtinë në prani të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurit.

Siç mëson portali TS eksklzuzivisht takimi ka qenë jo produktiv mes LEN-nit dhe kreut të ASH-së, Taravarit ku nuk ka përfunduar me ndonjë marrëveshje konkrete për bashkëpunim për zgjedhjet e 8 Majit.

TS nga burime të besueshme brenda ASH-së mëson se Arben Taravari sërish e ka lënë që oferta e LEN-it të duskitohet në Kuvendin e partisë dhe më pas të vendoset për rrugën e ASH-së që do të zgjedh se me kënd do të shkojë në zgjedhjet e 8 Majit.

ASH-ja ka tri zgjedhje pranë vetës, të del në zgjedhje e vetme, të bëjë koalicon me BDI-në apo të bëjë kolaicion me LEN-nin.

Siç ka informuar më parë TS, ASH-ja politikisht përfliton më së shumti me koalicionin me BDI-në duke përfituar 7-8 deputet me shumë kryetar komunash dhe më shumë poste ministrore dhe drejtori nëse arrihet një marrëveshje parazgjedhore, ndërsa me LEN-in ASH humb shumë deputet.

LEN-ni i ka ofruar ASH-së shumë pak deputet duke e barazuaar me Alternativën e Afrim Gashit.
Një nga ofertat ka qenë 25% e çdo partie pra katër parti nga 25% duke ia ofruar edhe kandidimin e presidentit, më pas kjo ofertë ka rë në ujë. Oferta e dytë ka qenë LEN-i 60 % ndërsa ASH-ja 40% të kandidatëve për deputet.