Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius po qëndron sot për vizitë në Serbi ku do të pritet në takim nga presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq.

Siç bën të ditur zyra për media e Vuçiqit, takimi mes tyre është planifikuar për në orën 15:30 në presidencën serbe, transmeto Klankosova.tv.

Të hënën, ministri gjerman qëndroi për vizitë në Kosovë ku u takua me krerë të shtetit.

Pas takimit në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani ai theksoi se në deeskalim bën pjesë edhe vendosja e Euros si valutë e vetme e Kosovës.

“Jemi të vetëdijshëm që Kosova ka të drejtë për të zbatuar ligjshmërinë e saj, por në deeskalim bën pjesë edhe masat legjitime për sa i përket vendosjes së Euros si valutë e vetme”.

Pistorius: Në deeskalim bën pjesë edhe vendosja e Euros si valutë e vetme e Kosovës

Ndërkaq, në një intervistë dhënë një ditë më parë për |Blicin” serb, ai u shpreh se vizita e tij në shtetet e Ballkanit Perëndimor, është bërë për shumë arsye, por njëra ndër më kryesoret janë tensionet e muajve të fundit.

“Ky rajon i rëndësishëm në zemër të Evropës, jo shumë larg Gjermanisë, kërkon vëmendjen tonë. Për të qenë të qartë: ne duam të kontribuojmë në stabilizimin në rajon. Ne duam të mbështesim rajonin dhe, në të ardhmen, të ndjekim nga afër rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian. Në parim, situata në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë aktualisht është e qetë. Megjithatë, pikërisht në Kosovë (ajo) është ende e ndjeshme ndaj përshkallëzimit afatshkurtër, siç ka treguar viti i kaluar. Por edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, situata mund të përshkallëzohet për shkak të retorikës provokuese dhe veprimeve provokuese të disa politikanëve”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume