Observatori sizmologjik në Fakultetin e Shkencave dhe Matematikës në Shkup ka regjistruar një tërmet mëngjesin e sotëm në orën 06:32, epiqendra e të cilit ndodhej 130 kilometra në jugperëndim të Shkupit, në Republikën e Shqipërisë, me magnitudë lokale Rihter prej 3.6 shkallë.

“Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin tonë, i mirëmbajtur nga Observatori sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave-Matematikës në Shkup, sot në ora 06:32 ka regjistruar një tërmet epiqendra e të cilit ndodhet 130 kilometra në jugperëndim të Shkupit, në Republikën fqinje të Shqipërisë, me magnitudë lokale Rihter 3.6 ML”, thuhet në deklaratë.

Tërmeti është ndjerë në pjesën jugperëndimore të Republikës, në Ohër dhe Kërçovë, me intensitet prej tre shkallë sipas shkallës makrosizmike evropiane.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume