Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u takua sot me Manuel Saracinin, përfaqësuesin special të Qeverisë së Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor.

Në takim, u rikonfirmua mbështetja e fortë e Gjermanisë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe u përshëndet vendimi i Kuvendit për hyrjen në procesin e negocimit.

Kryeministri Xhaferi shprehu falënderimin për përkushtimin personal të Saracinit dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. U theksua se kjo mbështetje është jetësore për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Takimi gjithashtu u përshëndet organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike në Maqedoni të Veriut, si dhe përgatitjet për integrimin evropian.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume