Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka disa ditë që bën inspektime pa paralajmërim në ambasadat dhe konsullata në vendet e ndryshme. Ai së fundmi ka qëndurar në Venecia ku ka isnpektuar punonjësit e Konsullatës. Osmani ka urdhëruar që edhe ditën e dielë të punohet vetëm e vetëm që mërgimtarët të pajisen sa më shpejtë me pasaportat e reja.

“Inspektim pa paralajmrim edhe në Veneci, Itali në ditë të diele për të parë personalisht se si punohet në konsullatat tona për t’i adresuar ankesat e njerzve për ndërrimin e dokumentave.
Tani nisem për destinacionin e rradhës pa paralajmrim” ka shkruar Osmani.