Pas shitjes së NPK-së nga ana e Bilall Kasamit, kompanisë austriake, rriten edhe faturat e ujit dhe mbeturinave. Edhe pse Tetova po përballet me një katastrofë ekologjike mbeturinash sërish faturat nuk ndalen. Sot një qytetar i fshatit Poroj ka denoncuar publikisht për rritjen e çmimit të faturës së Ujit.
“Tetovar, Billit i duhen pare ekstra tash per fushaten parazgjedhore! Pergadituni per rritje prej 400% te çmimit te faturave per mbeturinat dhe ujin!
Perderisa qytetaret deri dje kane pagu 309 denar (5 euro) ne muaj, per te njejten fature, duke fillu nga sot, banoreve te Porojit dhe Xhepçishtit (qe te pareve u shperndahen faturat komunale, dhe ne ditet ne vijim do te shperndahen edhe te pjeset tjera te qytetit), fatura per mbeturinat dhe ujin eshte rrit në 1313 den (21 euro) ne muaj!
Perveç kesaj, banoret e Porojit e kane ujesjellesin e vet privat, dhe kjo nuk eshte marr parasysh qe pagesa per ujin te hiqet nga shuma e pergjithshme.
E gjitha kjo, pa asnje shpjegim, pa asnje komunikim me qytetaret! Si shpjegohet kjo plaçkë ndaj banoreve, nga zyrtaret e komunes se Tetoves, qe vijne nga partia turkofile “Besa”?!” ka shkrur qytetari.