Osmani duke bërë homazhe te busti i Albrightit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe pran bustit të ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, në dyvjetorin e vdekjes së saj.

Osmani tha se trashëgimia e Albrightit është e skalitur jo vetëm në faqet e historisë së Kosovës por edhe në strukturën e vendit.

“Ne do ta kujtojmë përgjithmonë kontributin e saj të pamëshirshëm për lirinë dhe demokracinë tonë”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Albright ishte Sekretare e Shtetit në kohën kur janë kryer sulmet e NATO-s mbi caqet serbe gjatë kohës së luftë në Kosovë, për të cilën ndërhyrje pati thënë se ishte bërë në emër të lirisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume