Kandidati shqiptar për president, Bujar Osmani ka bërë iftar sonte në Saraj, i ftuar nga Forumi i Gruas. Osmani ka falënderuar Degën e Sarajit për mbështetjen e idesë për president shqiptar.

“Bashkë me Valbonën dhe Elizën ishim pjesë e një takimi shumë pozitiv të forumit të gruas së degës Saraj. Faleminderit Forumit, Kryetarit të Komunës Blerimit, dhe gjith aktivit politik Saraj për mbështetjen e fuqishme të misionit të Presidentit të parë!”, ka shkruar Osmani në rrjete sociale.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume