Opozita shqiptare ka vazhduar me hapjen e shtabeve në mbarë territorin e
Maqedonisë së Veriut.
Sonte, drejtuesit e VLEN-it, kanë qëndruar në Likovë, ku është bërë
hapja e shtabit zgjedhor për zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit.
Nga opozita shqiptare, pohojnë se fryma e fitores dhe ndryshimit ka
prekur çdo cep të vendit tonë, dhe se ndryshimi është i pashmangshëm.
Ata janë të bindur, fillimisht në fitoren e Arben Taravarit, dhe më pas
në atë të koalicionit në zgjedhjet parlamentare.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume