Një tërmet më magnitudë 7.4 ballësh “shkundi” Tajvanin, duke lënë të vdekur më shumë se 4 persona dhe duke lënduar 711 të tjerë.
Tërmeti i së mërkurës ndodhi në brigjet e Hualien, ku pasgoditjet e shumta kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.
Kjo ka bërë që shumë gurë të mëdhenj të rrëzohen, duke bllokuar rrugët dhe linjat hekurudhore, dëme këto që mund të duhen javë për t’u riparuar.
Hualien është qarku më i madh i Tajvanit që ndodhet në bregun lindor të ishullit dhe rajoni është i njohur për terrenin e tij malor.
Me një popullësi prej 99 mijë banorëve, Hualien pranon edhe shumë vizitorë. Atraksionet turistike si Parku Kombëtar Taroko, grykë kjo e nxjerrë nga shkëmbi nga veteranët e ushtrisë së Republikës së Kinës dhe plazhet janë ato që tërheqin më shumë turistët.
Tërmeti që e goditi Tajvanin ishte më i forti në 25 vitet e fundit, derisa, Republika kineze është paralajmëruar edhe për një cunami.