Arbër Ademi nga Fronti Europian publikoi sot emrat e kandidatëve të këtij koalicioni për të gjitha 6 njësitë zgjedhore. Sipas tij Fronti Europian në zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit do të garoj për secilën votë të secilit qytetarë pa dallim etnie.

“Në zonë e parë zgjedhore bartës liste do të jetë Blerim Bexheti, pas tij Ilir Hasani, Hatixhe Topalli, Naim Bajrami…Në njësinë e dytë zgjedhore bartës liste do të jetë Sadulla Duraku, Skender Rexhepi, Diana Toska… Në zonën e tretë zgjedhore bartës liste do të jetë Sulejman Baki, në zonën e katërt zgjedhore bartës liste do të jetë Enver Usein, në zonën e 5 zgjedhore bartës liste do të jetë Ziadin Sela i pasuar nga Musa Xhaferi, Arbana Pasholli, Ismail Jahoski…Në zonën e 6 zgjedhore prin arkitekti i frontit Europian Ali Ahmeti, i pasuar nga Talat Xhaferi, Iire Dauti, Menduh Thaçi…”, deklaroi Arbër Ademi duke shtuar se Fronti Europian synon plus 20 deputetë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume