04.04.2024, Shkup: Elektrodistribuimi përfundoi fazën e parë të projektit për zëvendësimin e rrjetit mbitokësor me rrjet nëntokësor në rr. “Gavrill Konstantinoviq” në lagjen Lisiçe të Shkupit. Rrjeti i distribuimit të tensionit të mesëm është rikonstruktuar plotësisht, ndërsa në fazën e dytë e cila është në zhvillim e sipër, vijon kryerja e aktiviteteve të punës në rrjetin e tensionit të ulët.

Kryetari i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, z. Vollfgang Maier dhe kryetari i komunës së Aerodromit, z. Timço Mucunski vizituan dhe inspektuan terrenin.

“Me këtë projekt mundësojmë furnizim edhe më të sigurt dhe më stabil me energji elektrike për konsumatorët tanë, si dhe kapacitet më të madh për lidhjen e amvisërive dhe objekteve të reja industriale. Pas përfundimit të plotë të aktiviteteve të punës në këtë rrugë, kompania do të vazhdojë me realizimin e projekteve tjera investuese edhe më gjerë në komunën e Aerodromit” tha z. Maier.

“Bashkëpunimi i frytshëm me EVN Maqedoni dha rezultate të dukshme në terren edhe atë në kohë rekorde. Është rritur siguria e banorëve dhe është rregulluar ndriçimi i rrugëve. Rrjeti nëntokësor i mundësoi komunës edhe më shumë hapësirë, e cila mund të përdoret për qëllime të tjera për të investuar dhe për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve tanë” deklaroi z.Mucunski.

EVN Maqedoni punon çdo ditë në modernizimin dhe rikonstruktimin e rrjetit distributiv në mbarë vendin. Këtë vit, kompania planifikon të investojë rreth 74 milionë euro në përmirësimin e cilësisë së përgjithshme të distribuimit dhe furnizimit me energji elektrike, si dhe në shërbimet e konsumatorëve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume