Gazetari Milot Hasimja, u shpreh i tronditur me sulmin ndaj dy gazetareve nga një grua, që ndodhi gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Hasimja tha në Klan Kosova se gazetarët në Kosovë po përballen me sulme të shumta.

“Gjatë është pritur për t’u arrestuar. Në qoftë se sulmi ka ndodhur në ora 15:00, në momentin kur ka dal lajmi në ora 18:00, është dashur të jenë të arrestuar”, tha Hasimja.

“Në qoftë se ti bën gjëra më serioze dhe futesh ujërave më thellë gjërave që ndodhin për të bërë zbulime, atëherë edhe vështirësia rritet”, tha ai në Kosova Today.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume