Një tërmet i rrallë goditi këtë të premte New Jerseyn, duke tronditur ndërtesat në qytetin e New Yorkut dhe zonat përreth.

Një takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gazën në selinë në New York u ndërpre përkohësisht për shkak të tërmetit, sipas BBC.

Momenti kur godina e OKB dridhet gjatë mbledhjes janë publikuar në X.

“Është si një tërmet?”, tha përfaqësuesi i Save the Children, Janti Soeripto, i cili po fliste në atë kohë.

Një tërmet me magnitudë 3.8 goditi Buffalon në Nju Jork vitin e kaluar më 6 shkurt.

Ndërsa në vitin 1983, tërmeti me magnitudë 5.1 ballë tronditi banorët pranë qytetit të Newcomb, në veri të Nju Jorkut.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume