Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës, për kontrabandë të bagëtive nga Maqedonia e Veriut. Ai u arrestua në flagrancë në afërsi të fshatit Zvezdë në Maliq, duke transportuar me kamionçinë, 28 krerë bagëti të imëta (dhi), të pamatrikulluara dhe pa dokumentacionin përkatës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bagëtitë, së bashku me mjetin që shërbente për transportimin e tyre, si dhe një shumë parash.

Sipas policisë, 60-vjeçari ishte me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e kontrrabandës

Vijon puna për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume