Kandidati për president nga radhët e Frontit Europian, Bujar Osmani tha se si koalicion nuk do të lejojnë as diskutim për çështjen e Balancuesit, përcjell TV21. Osmani tha se do të jenë gardianë të Marrëveshjes së Ohrit deri në frymën dhe atomin e fundit.

“Balancuesi është në shpirtin dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe debati për eliminimin e Balacuesit është ofendimi më i madh që mund t’u bëhet komuniteteve në vend dhe diverzitetit të këtij vendi, këto janë teza raciste, etnofobe dhe albanofobe të cilat po i paraqet vizioni i izolimit dhe vizioni i tensioneve ndëretnike. Balancuesi ka garantuar përfaqësimin e drejtë nëpër institucione deri sa të krijohet kultura e inkluzivitetit dhe gjithpërfshirjes”, tha Osmani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume