Maqedonia e Veriut ka pësuar mosuksese të mëdha në sundimin e së drejtës dhe korrupsionin e vazhdueshëm në nivel të lartë gjatë vitit – thuhet në raportin më të ri të “Freedom House” të titulluar “Shtetet në tranzicion”.

Freedom House, në raportin për Maqedoninë e Veriut, ka potencuar përplasjen e partive politike rreth amendamenteve kushtetuese për shkak të vetos bullgare.

Në raport thuhet se së shpejti duhet të japin rezultate shpresat për avancimin e situatës në sundimin e së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit, që u rritën në vitin 2017, pas rënies së regjimit të Nikola Gruevskit.

“Për dallim nga Ukraina dhe Moldavia, Maqedonia e Veriut nuk ka ndërmarrë hapa të mëdhenj për eleminimin e rrejteve korruptive të veprimit, kurse fuqia vazhdoi të oscilojë midis koalicioneve të grupeve të njëjta të partive, sikurse dekadat e fundit” – thonë nga Freedom House.

Në raport potencohet, sic thuhet, “partia nacionaliste e Gruevskit” I ka bërë obstruksione punës së parlamentit dhe paraqitet si favorite në zgjedhjet e dyfishta këtë vit.

“As Gruevski, as bashkëpunëtorët e tij të afërt nuk janë vënë para drejtësisë për keqpërdorimet e funksioneve para vitit 2017. Aq më keq, ndryshimet kontraverze të kodit penal në vitin 2023 kanë ulur dënimet për keqpërdorimet e tilla” – thonë nga Freedom House.

Në Raport, Maqedonia e Veriut, bashkë me Shqipërinë, Malin e Zi, Bosnjë e Hercegovinën dhe Armeninë janë në grupin “hibride ciklike”, sipas së cilit, ndryshimet e vazhdueshme të elitave në pushtet parandalojnë ndryshimet strukturore.

Në grupin “hibride demokratizuese” gjenden Ukraina dhe Kosova, derisa në “hibridet autokrate” Serbia, Hungaria dhe Gjeorgjia. 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume