9 persona u plagosën nga disa të shtëna me armë në një koncert në Kaliforninë qendrore, ku disa persona të armatosur të panjohur hapën zjarr ndaj turmës.
Një djalë 26-vjeçar është në gjendje kritike me një plagë në gjoks, ndërsa dy të tjerë kishin nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Policia po heton mundësinë që sulmi të jetë i lidhur me bandat, por nuk janë bërë arrestime.
Incidenti ndodhi të shtunën, afërsisht në orën 7:30 të mbrëmjes sipas orës lokale, në zonën Strathmore të Qarkut Tulare, në Kaliforninë qendrore.
Zyra e sherifit tha se rreth 150 persona po ndiqnin një koncert privat kur një numër i panjohur personash të armatosur hapën zjarr mbi turmën.
Sulmi ndodhi në një qytet të vogël me rreth 3,000 banorë në Kaliforninë qendrore.
Në koncert morën pjesë artistë nga shtetet fqinje, ndërsa mediat lokale raportuan se bëhej fjalë për një aktivitet ku performuan artistë të muzikës rep.
Nga nëntë të plagosurit, më rëndë është një djalë i ri 26-vjeçar, i cili u qëllua në gjoks dhe iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Sipas përditësimit të autoriteteve të dielën, gjendja e tij shëndetësore mbetet kritike.
Dy persona të tjerë, të moshës 19 dhe 22 vjeç, u plagosën gjithashtu rëndë dhe iu nënshtruan ndërhyrjes kirurgjikale. Sipas raportimeve lokale, 19-vjeçari u qëllua në bark dhe 22-vjeçari në zonën e hijeve.
Gjashtë të plagosurit e tjerë pësuan lëndime të lehta. Nga nëntë personat e plagosur, një u transportua në spital me helikopter, tre u transportuan me ambulancë dhe pesë mbërritën me automjetet e tyre në spitalet e zonës.