Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje shiu, të cilat për shkak të uljes së një mase të ftohtë ajrore, do të jenë shi dhe borë në disa nga vendet më të larta, ndërsa në vendet malore borë. Gjatë natës do të ketë erëra të përforcuara, kohëpaskohe të fuqishme, të cilat në disa momente do të kalojnë 70 km/orë, paradite nga perëndimi, ndërsa pasdite nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin 2 deri në 9 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 11 deri në 19 gradë.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohëshme lokale shiu. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bjerë në 4, ndërsa maksimale do të arrijë deri në 15 gradë.
Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, nga e enjtja do të ketë përsëri reshje. Temperaturat do të jenë në rënie.