Shtatë emigrantë, që kishin për synim Greqinë janë arrestuar nga policia e Maqedonisë së Veriut. Ata u kapën në kufirin në Bogorodicë.

“Më datë 10.04.2024 në ora 10.30, nëpunësit policorë në Stacionin policor Bogorodicë, kanë arrestuar shtatë emigrantë nga Nepali, të cilët janë përpjekur të kalojnë ilegalisht kufirin nga Maqedonia e Veriut drejt Greqisë. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës”, qëndron në buletinin e MPB-së.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume