Më datë 11.04.2024 në ora 18.55 në SPB-Tetovë, 47-vjeçarja L.E. nga Tetova, ka raportuar se në orën 16:15 automjeti i saj i parkuar ,,Audi” me targa të Tetovës, është goditur dhe dëmtuar nga një automjet tjetër të drejtuar nga B.S.. Sipas njoftimit, ajo ka tentuar të kontaktojë me të, por ai ka vazhduar të lëvizë me veturë dhe pasi ajo ka tentuar të hapë derën e veturës së tij, ai e ka tërhequr, pas së cilës ajo është rrëzuar dhe është lënduar. Janë marrë masat për zbardhjen e rastit.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume