Zëvendëskryeministri, Artan Grubi në televizonin Sitel deklaroi se shqiptarët sot ndihen më mirë dhe më lojal në Maqedoninë e Veriut se sa vite më parë, teksa përmendi dhe disa nga të arriturat që janë bërë në qeverisjen e BDI-së.

“Natyrisht që sot jemi më mirë si shoqëri. Si shqiptarë sot ndihemi më mirë dhe më lojal ndaj shtetit, por edhe shteti ndaj neve. Vendi ka ndryshuar, sot Maqedonia e Veriut është në NATO, është një shtet i barabartë për të gjithë, është një shtet që ka nisur bisedimet me Bashkimin Europian për anëtarësim në BE”, deklaroi Grubi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume