Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur të mërkurën ditë zie shtetërore në Kosovë, pas vrasjes në Pejë, e dyta kjo brenda një kohe të shkurtër. Pas vrasjes së Erona Coklit në Ferizaj nga ish-bashkëshorti, një tjetër rast makabër ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Pejë. Gjyljeta Ukella nga Peja dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj.

“Shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume