E udhëhequr nga kryeministri Andrej Plenkoviç, partia në pushtet fitoi zgjedhjet parlamentare por pa një shumicë absolute. Kjo parti përballet me bisedime të vështira për të formuar qeverinë.

Partia në pushtet e Kroacisë Bashkimi Demokratik Kroat fitoi zgjedhjet parlamentare të së mërkurës, por  nuk siguroi shumicën e mjaftueshme për të formuar qeverinë.

Në ditët në vijim priten bisedime të  vështira me partitë e tjera për formimin e qeverisë.

Sipas rezultateve paraprake nga 94.4% e qendrave të votimit të numëruara partia e  kryeministrit Andrej Plenkoviç fitoi 60 vende në parlamentin me 151 vende.Partia e opozitës, doli e dyta me 41 vende dhe 26,1% të votave të marra. Milanoviç, i cili si president cakton datën e zgjedhjeve, në mënyrë të pazakontë njoftoi muajin e kaluar se do të kandidonte në zgjedhje duke qenë ende në detyrë.

Pjesëmarrja e votuesve iu afrua një niveli rekord, pasi pjesmarrja ishte  ishte 61.83%.Zgjedhjet parlamentare u  konsideruan si një test për popullaritetn  për kryeministrin Andrej Plenkoviç dhe partinë e tij , e cila ka dominuar politikën që nga pavarësia e Kroacisë. Rezultatet  mund të ndikojnë   edhe në politika të mëdha, duke përfshirë mënyrën se si qeveria kroate e sheh konfliktin në Ukrainë dhe marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Plenkoviç mbështet Ukrainën , por opozita jo.

Partia në pushtet bëri fushatë duke iu kujtuar votuesve rritjen ekonomike të kohëve të fundit, të nxitur nga anëtarësimi i vendit në zonën ‘Schengen’ dhe në eurozonë.Social Demokratët theksuan luftën kundër korrupsionit, pasi partia e Kryeministrit Plenkoviç është dëmtuar nga një mori skandalesh korrupsioni dhe hetimesh kundër zyrtarëve të lartë të partisë, përgjatë viteve të fundit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume